‘Ditë zie për Erion Veliajn’, Julian Deda: Votoni më të mirin, që jam unë

Kandidati i PD për primaret në Bashkinë Tiranë Juljan Deda e cilësoi të shkëlqyer procesin që ka nisur që prej orëve të mëngjesit në të gjithë vendin.

Në një prononcim për mediat pasi votoi në selinë qendrore të PD, Deda e cilësoi të sotmen ditë zie për Erion Veliajn dhe ditë feste për PD që do të zgjedhë sot më të mirin e më të mirëve, që sipas tij është ai vetë.

“Sot është ditë feste për PD dhe ditë zie për Erion Veliajn. Sot demokratë do të zgjedhin më të mirin e më të mirëve, që sigurisht jam unë. Kam një thirrje për të gjithë ata që nuk kanë votuar ende: së shkojnë të votojnë të lirë, të shkojnë te kutia, të mendohen dhe në fund të votojnë numrin 7”, tha Deda.

Të Fundit