“Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve”/ Meta: Më shumë dashuri dhe vëmendje për ta.

Dje presidenti Meta me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve”  ka vendosur të vizitojë një grup të moshuarish. Përmes faqes së tij zyrtare në Facebook ai ka shprehur  mesazhin që shoqëria jonë duhet  të kujdeset me më shumë dashuri dhe vëmendje për pjestarët e saj, veçanërisht për të vetmuarit.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, pata dje kënaqësinë të takoja një grup të moshës së tretë.
Theksova domosdoshmërinë që shoqëria jonë, në shembullin e Shenjtores Nënë Tereza, të kujdeset me më shumë dashuri dhe vëmendje për pjestarët e saj, veçanërisht për të vetmuarit.
Të përfitojmë nga eksperienca e moshës së tretë dhe t’i investojmë këto përvoja për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.”

Të Fundit