Dita Botërore kundër sidës, presidenti Meta: Reflektim mbi nevojën e përmirësimit të kujdesit shëndetësor

Presidenti Ilir Meta kërkon reflektim mbi nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor.

Në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, Presidenti Meta ka dhënë një mesazh, duke kujtuar jetët e humbura nga kjo sëmundje në vendin tonë, teksa thekson se me rëndësi mbetet edukimi cilësor dhe ndërgjegjësimi, sidomos i të rinjve.

Në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS kujtojmë jetët e humbura prej saj në vendin tonë, për të reflektuar mbi nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor.

Me rëndësi mbetet edukimi cilësor dhe ndërgjegjësimi, sidomos i të rinjve, për të minimizuar jo vetëm përhapjen, por edhe luftuar paragjykimet dhe diskriminimin, që bëhen pengesë për shërbimet e parandalimit dhe trajtimit.

Sot Dita Botërore kundër SIDA-s, 1500 persona të infektuar në Shqipëri

1 Dhjetori, qysh prej vitit 1988, njihet në të gjithë botën si dita kundër virusit vdekjeprurës, HIV/AIDS.

Kjo ditë është përcaktuar si një ditë sensibilizimi dhe një ditë për të përkujtuar të gjithë njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje e pashërueshme.

Po ku qëndron Shqipëria në luftën kundër HIV/AIDS?

Raportohet se që nga viti 1993, në Shqipëri janë regjistruar 1500 persona të prekur nga HIV-AIDS. Vetëm këtë vit janë regjistruar 91 raste, nga 81 raste që ishin vitin e kaluar.

Meshkujt vijojnë të përbëjnë përqindjen më të madhe të rasteve të prekura. Dyzet vjet që nga raportimi i rasteve të para të SIDA-s, HIV ende kërcënon botën.

Problem për vendin tonë mbetet transmetimi përmes gjakut.

Sipas Programi të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS, bota është jashtë rrugës për të përmbushur angazhimin për t’i dhënë fund SIDA-s deri në vitin 2030, jo për shkak të mungesës së njohurive apo mjeteve për të mposhtur SIDA-n, por për shkak të pabarazive strukturore që pengojnë zgjidhjet e provuara për parandalimin dhe trajtimin e HIV.

Në botë janë 37.7 milionë persona që jetojnë me sëmundjen HIV, teksa 680 persona kanë humbur jetën.

Të Fundit