Detektivja: Kush përgjon më shumë për tradhti burrat apo gratë shqiptare – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Detektivja: Kush përgjon më shumë për tradhti burrat apo gratë shqiptare

Ato që mbizotërojnë çdo ditë në zyrën time, janë femrat dhe meshkujt që duan të përgjojnë njëri-tjetrin.”. Kështu e nis rrëfimin e saj detektivja e njohur private Shkënda Lili. Në një intervistë për News24 Lili ndan sekretet profesionale gjatë një dite pune. Në një intervistë përballë autores dhe psikologes Ervisa Lula ajo pohon se ka dhe raste kur në zyrën e saj trokasin prindër, që duan të menaxhojnë fëmijët e tyre.

Mes të tjerash ajo pranon se në botën ku jetojmë privatësia është e vështirë për t’u ruajtur, por jep disa këshilla se çfarë mund të bëjmë për të qenë më të sigurt.

“Më shumë mbizotërojnë rastet e tradhtive. Por edhe rastet kur prindërit duan të menaxhojnë fëmijën. ka dhe raste të tjera. Ato që mbizotërojnë çdo ditë në zyrën time, janë femrat dhe meshkujt që duan të përgjojnë njëri-tjetrin. Mashkulli kur vjen do prova për t’u ndarë. Ndërsa femra vjen për të hequr dyshimet e saj. Kur mashkulli vjen, ka përfunduar si proces, si martesë dhe duan prova të forta, qoftë edhe për ndarjen e pasurisë apo për fëmijët. Femrat kanë mendime më ekstreme. Nuk ndahen që burri i ka tradhtuar.”, tha detektivja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *