Deputeti Sula: Me Sali Berishën në krye, PD është shkatërruar – Stop
Lajme, Të Gjitha

Deputeti Sula: Me Sali Berishën në krye, PD është shkatërruar

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se me Sali Berishën në krye të PD, kjo forcë politike është shkatërruar.

Deputeti tha se nëse Berisha do largohej nga politika pas 9shtatorit, dita kur u përjashtua nga grupi parlamntar  PD do të shpëtonte.

“Pas 9 shtatorit kam thënë se i vetmi që e shpëton PD ose e shkatërron është Sali Berisha. Fatkeqësisht me keqardhje duhet ta pranojë, se PD nuk po them shkatërruar por e pabashkuar.”- u shpreh ai.

Sula tha se ai personalisht nuk ka qenë dakord që deputetët të përjashtohen nga PD.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *