“Dental turk”, mbyllet laboratori i palicensuar e gjobitet me 50 mijë lekë. 19 prill 2018 – Stop
Të Gjitha

“Dental turk”, mbyllet laboratori i palicensuar e gjobitet me 50 mijë lekë. 19 prill 2018


Disa ditë më parë qytetari Kastriot Frangu denoncoi në “Stop”, se klinika “Dental Turk” i kishte prishur protezën dhe nuk i përgjigjej as për dëmshpërblim dhe as për ribërjen e saj.Eltar Deda, kryeinspektor i Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, pasi ngirit grup ekspertësh për këtë rast, deklaroi edhe konkluzionin.Laboratori dentar i “Dental Turk” është i palicensuar dhe 4 punonjës të këtij laboratori nuk kanë gjithashtu licensë.”Dental turk” u gjobit me 50 mijë lekë të reja gjobë dhe mbyllje të laboratorit.Nga ana tjetër ndihmëskomisionerja e Avokatit të Popullit, Lindita Xhillari, pasi mori ankesën e Kastriot Frangut, premtoi mbështetje ligjore falas për të dhe ndjekje të cështjes deri në fund.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *