Denoncimi në ‘Stop’, reagon SHÇBA: Dy punonjësit e policisë janë shoqëruar për të dhënë shpjegimet përkatëse

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka reaguar lidhur me rastin e publikuar në emisionin “Stop”, ku një qytetar ka denoncuar se është dhunuar nga policia, duke i thyer dhëmbët.

Në një njoftim për mediat, SHÇBA njofton se dy punonjësit e policisë janë shoqëruar dhe për të dhënë shpjegime përkatëse.

“Pas publikimit të pamjeve në emisionin investigativ “Stop”, në lidhje me rastin e një qytetari që ka deklaruar se dy punonjës policie i kanë marrë një shumë parash dhe më pas e kanë dhunuar, SHÇBA njofton se në bashkëpunim me organin e Prokurorisë dhe Komisariatin e Pogradecit ka nisur procedurat hetimore për këtë rast, ndërsa dy punonjësit e policisë janë shoqëruar për të dhënë shpjegimet përkatëse”, njofton SHÇBA.

Në fund ky institucion fton mediat dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Të Fundit