Denoncimi ne Stop, qe coi ne prangat e Spak, avokatin e njohur-Stop-1 Nentor 2021

Në 22 tetor Spak njoftoi arrestimin e avokatit Lavdosh Shehu, për një cështje korrupsioni, pasi ky i fundit kishte kërkuar 12 mijë euro nga një shtetase, për ta transferuar djalin e saj në burg në Itali, që ta bënte në Shqipëri pjesën e mbetur të dënimit.Në njoftimin e Spak thuhej, se aksioni u krye në bashkëpunim me emisionin “Stop”.Po cila është historia? Në redaksinë tonë u drejtua një nënë 70 vjecare nga qyteti i Tiranës, për një problem me djalin, i cili vuan dënimin për një vepër penale në shtetin Italian.Shqiponja Hyseni tregon, se prej 7 vitesh nuk e ka parë djalin e saj. Ajo gjeti një avokat,Lavdosh Shehu, i cili për procedurën i kërkoi 12 mijë euro. Zonja i ka dhënë vetëm 5 mijë euro.

Të Fundit