Denoncimi i qytetares në Divjakë, reagon Ministria e Brendshme: Prokuroria po heton rastin, Policia e Shtetit e angazhuar për të garantuar proces zgjedhor të lirë e të qetë!

Ministria e Brendshme ka reaguar pas pretendimit të banores nga Divjaka Elsa Bita, e cila thotë se drejtori i Policisë së këtij qyteti e ka dhunuar.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale, Ministria e Brendshme sqaron se nën drejtimin e Prokurorisë dhe SHÇBA po kryhen veprimet hetimore për të gjithë rrethanat.

Gjithashtu sipas tyre, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Raportohet se në fund të hetimit, do të bëhen publike të gjitha masat që do të merren.

“ Njoftim – Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se:

Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.
Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike”, thuhet në njoftim.

Të Fundit