Del autopsia e helmimit të çiftit në Librazhd/ Zbulohet shkaku i vdekjes së 19-vjeçares

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me helmimin e çiftit në Librazhd, në dhjetor 2019, ku si pasojë humbi jetën 19-vjeçarja Rezarta Hajdari, ndërsa bashkëshorti i saj Olsi Hajdari 27 vjeç, arriti të shpëtonte.

Mësohet se pas autopsisë është zbuluar se shkak për helmimin e tyre është bërë mangalli që përdornin për ngrohje.

Në përgjigjen e autopsisë thuhet se çifti është helmtuar nga monoksidi i karbonit i cili ka ardhur si pasoje e prushit qe mbanin ne dhomen e gjumit. Pergjiigja e autopsisë se Rezarta Hajdarit ka dalë të premten dhe nëpërmjet postës po dërgohet pranë prokurorisë së Elbasanit.

Të Fundit