Danimarkë/ Vendi në ”Lock-Down” të pjesshëm prej..nuselalave, shkencëtarët: Kemi gjetur mutacion të COVID-19 tek to – Stop
Bota, Të Gjitha

Danimarkë/ Vendi në ”Lock-Down” të pjesshëm prej..nuselalave, shkencëtarët: Kemi gjetur mutacion të COVID-19 tek to

DANIMARKA
Danimarka ka vendosur një Lock-Down të pjesshëm në disa rajone për shkak se shkencëtarët kanë gjetur një mutacion të COVID-19 tek nuselalat daneze.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ky lloj mutacioni që ka pësuar COVID-19 mund të përhapet edhe tek njerëzit.

Lock-Down do të zgjasë deri më 3 dhjetor, por autoritetet nuk janë mjaftuar vetëm me kaq. 17 milionë nuselala që ndodhen në Danimarkë do të hiqen nga vendi prej frikës.

Të enjten OBSH e konfirmoi diçka të tillë duke i cilësuar nuselalat si ”rezervuar të mirë” të COVID-19. Një fenomen i tillë është vënë re dhe në Spanjë e Holandë që nga fillimi i pandemisë teksa Danimarka krahas njerëzve ka nisur të numërojë rastet dhe tek nuselalat.

 

 

Me masat e reja baret, restorantet, transporti publik dhe sportet me dyer të mbyllura do të ndalohen pasi rastet në Danimarkë po rriten.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *