Çudira në Botë/ Prindërit indianë i quajnë fëmijët Corona e Covid.

Corona dhe Virus Covid. Ndarja e këtij termi pothuajse mund të tingëllojë si një lojë sarkastike me fjalë, por për indianët, të cilët besojnë verbërisht në Univers dhe ligjet e tij të pakundërshtueshme, t’i japin një çifti binjakësh emrin e murtajës që ka gjunjëzuar Tokën dhe banorët e saj, është një çështje shumë serioze. Në shtetin qendror të Chhattisgarh, dy ditë pas fillimit të bllokimit, lindi një djalë dhe një vajzë, të cilët prindërit, të dy 27 vjeç, vendosën t’i quajnë fiks kështu: Corona dhe Covid.

“Lindja ishte shumë e ndërlikuar, kështu që burri im dhe unë deshëm ta bënim këtë ngjarje të paharrueshme”, tha Preeti Verma, nëna e binjakëve.

 Me ndalimet rrugore, arritja në spitalin shtetëror ishte një sfidë. Prindërit e rinj nuk mund të mbështeteshin në ndihmën e askujt për të arritur në kryeqytetin Raipur. Për të kujtuar e nderuar sakrificën e tyre, ata zgjodhën emrat Corona dhe Covid. “Më pëlqejnë shumë ata”, – tha mamaja. “E para është një fjalë me origjinë latine që i referohet mbretërve dhe mbretëreshave”. Babai madje ka edhe një mesazh social: “Ne dëshirojmë që frika në lidhje me këtë virus të marrë fund dhe njerëzit të jenë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e pastrimit dhe higjienës”.

Në çdo rast, çifti do të ishte i gatshëm të rishikonte zgjedhjen e tyre nëse gjyshërit do ishin kundër thirrjes së nipërve të tyre, Corona dhe Covid.

Të Fundit