Covid-i/ Në fillim të majit Italia i thotë lamtumirë Green Pass-it

Mediat raportojnë se Italia do të lehtësojë ndjeshëm masat anti-Covid, që priten të komunikohen sot nga kryeministri Mario Draghi dhe ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Ansa” duke cituar burime nga ministria bën me dije se në maj përfundon detyrimi për Green Pass. Do të vijojë deri në 30 prill detyrimi për certifikatën e gjelbër në disa zona.

Green Pass nuk do të kërkohet më në autobusë dhe transportin publik lokal, ndërsa do vijojë të mbetet në fuqi detyrimi për mbajtjen e maskave deri më 30 prill.

Kapaciteti i stadiumeve do të kthehet në 100% nga 1 Prilli. Deri në fund të vitit pritet të mbetet në fuqi detyrimi për marrjen e vaksinave. Me pak fjalë, Italia nuk do të jetë më në gjendje emergjence në raport me Covid-19.

Të Fundit