Covid-19/ Mbi 40 milionë njerëz të infektuar me coronavirus në botë. – Stop
Bota, Të Gjitha

Covid-19/ Mbi 40 milionë njerëz të infektuar me coronavirus në botë.

Numri global i rasteve të konfirmuara me koronavirus kaloi të hënën 40 milionë.

Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins bazohen në raportimin zyrtar të vendeve veç e veç.

 Sipas tyre, numri i përgjithshëm i viktimave është mbi 1.1 milion, ndërsa i të shëruave mbi 27.5 milionë, raporton Rel.

Ekspertët, megjithatë, besojnë se numri i vërtetë i rasteve dhe viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, marrë parasysh mungesën e testimeve dhe raportimin e dobët nga disa vende.

Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, është shfaqur për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë, ai është përhapur në gati 200 vende të botës.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 8.1 milionë njerëz të infektuar dhe mbi 219,000 viktima.

Në Evropë, Spanja prin me numër të të infektuarve: mbi 936,000, ndërsa Mbretëria e Bashkuar me numër të viktimave: mbi 43,000.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Republika Çeke ka aktualisht shkallën më të rëndë të infektimit në Evropë, me mbi 660 të infektuar në 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të fundit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *