COVID-19, Britania gjoba deri në 10 mijë paund për shkelësit e rregullave – Stop
Të Gjitha

COVID-19, Britania gjoba deri në 10 mijë paund për shkelësit e rregullave

Qytetarët në Britani do të jenë të detyruar me ligj që të vetizolohen nëse rezultojnë pozitiv me COVID-19, duke rrezikuar gjoba të majme në rast se shkelin rregullat, ka njoftuar së fundmi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjobat fillojnë nga 1 mijë paund e mund të kapin shifrën 10 mijë paund.

Gjobat më  të larta do të jenë për shkelësit përsëritës apo për “shkelje të rënda”.

Këtu përfshihen edhe pronarët e bizneseve që nuk i japin leje punonjësve të tyre për t’u izoluar.

“Ata që zgjedhin që të injorojnë rregullat do të përballen me gjoba të larta. Duhet të bëjmë ç ‘është e mundur për të kontrolluar përhapjen e virusit, për të  shmangur infektimin e personave më  të rrezikuar dhe për të mbrojtur jetët e qytetarëve si dhe të stafit mjekësor”, tha kryeministri Boris Johnson përmes një deklarate.

Qytetarët që rrezikojnë të humbasin të ardhura pasi janë në vetizolim e nuk mund të punojnë nga shtëpia do të marrin 500 paund, thuhej më tej në deklaratën e qeverisë.

Qytetarët që kanë simptoma të virusit apo që kanë rezultuar pozitivë duhet të vetizolohen për të paktën 10 ditë, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.

Mos qëndrimi në shtëpi i personave të sëmurë është cilësuar si një ndër shkaqet për rritjen e numrit të rasteve.

Zyrtarët britanikë shpresojnë të shmangin një valë  të dytë të COVID-19 teksa virusi po përhapet me shpejtësi në disa vende të Europës.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi 4,422 raste të shtunën, një rritje e konsiderueshme në krahasim me shifrat që u raportuan në korrik.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *