Çmimet, Ahmetaj: Nëse kemi përkeqësim të situatës, qeveria gati paketën e dytë

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur në Kuvend lidhur me rritjen e çmimeve në vendin tonë.

Ahmetaj tha se nëse lufta vazhdon dhe kriza e çmimeve thellohet, qeveria mund të bëjë një paketë të dytë dhe të tretë të rezistencës sociale.

Zv.kryeministri ka nënvizuar se 3 momentet më të vëshrira të qeverisjes sipas tij janë tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Ahmetaj tha se qeveria Rama ka rekorde shumë të mira.

“Një qeveri e dikurshme ka vrarë qytetarë në protesta. Qeveria e sotme në mandatin e parë që në momentet e para u tërhoq nga një marrëveshje me partnerët strategjikë për pseudo armët kimike. Cila ishte dhe është përgjigjia e qeverisë 3 ose 4 vitet e fundit. Kujtoj 3 momentet e vështira që po kalojmë. Tërmetin. Ka qenë legjitim dyshimi nëse qeveria do përgjigjej. Ja ku jemi sot, të gjitha familjet po kthehen në shtëpi. Po pandemia! E mbani mend. Pjesa tjetër lufta. Ne nuk jemi në kufijtë e luftës fizike. Fati i madh që jemi këtu ku jemi dhe jemi vend i NATOS. Por lufta ka ardhur në shtëpitë tona me të gjitha ato që ka ndodhur me ekonomitë. Çmimi në 2010 ka qenë 2 mijë lekë të vjetra dhe s’ka pasur taksa qarkullimi. Përgjigjur ditë tjetër se sot s’ke kohë. Ku i çuar ato para ua çuat oligarkëve. A është paketa e duhur? Po e duhur. A është e mjaftueshme? Nuk e dimë kur mbaron lufta. Është rritur çmimi i miellit. Ti the e keni parashikuar në buxhet. Po more në buxhet e kemi parashikuar sepse është pjesë e paketës për të mbështetur qytetarët. Kaskada e super menaxhuar por kemi nevojë të blejmë se sjemi mbi shiun. Kjo është paketa më e madhe a e dini ça do të thotë kjo. Do vazhdojmë nëse do ketë nevojë. Vetëm energjia ka vend për të bërë këtë që bën qeveria shqiptare. Ça po bën bordi i administrimit të naftës. Po bën transparancë. Pakeeta është 5.2 miliardë për të mbajtur aq sa mundet qeveria se populli normalisht që ka nevojë më shumë. Vendi me taksat më të ulëta. S’ka biznesi i vogël taksa.Më shumë se gjysmë milion qytetarë që përfitojmë. Kjo është qeveria Rama. Iu referove turp kryeministri, për ça? Pse u drejtohet qytetarëve me modesti, duke thënë se është vendi i vetëm që proteston. Nëse gjërat përkeqësohen mund të bëjë paketën e dytë dhe të tretë siç bëri me pandeminë. Sepse ne kemi rekorde shumë të mira. Paketa e rezistencës sociale shkojnë në shpirt të qeverisë shqiptare. Ne kemi debatet tona a mund të bëjmë më shumë se nuk jemi ujë i ndenjur. Një maxhorancë e dikurshme që ka vrarë qytetarët, s’krahasohet me ne”,-tha Ahmetaj.

Të Fundit