Çertifikata e re e pronësisë në e-Albania, Lame: Me vulë elektronike dhe barkod

Kreu i kadastrës Artan Lame ka shpjeguar në “Opinion” se si do të vijojë të shpërndajë dokumentat ky institucion, pas datës 30 prill, kur nuk do të ketë më sportele. Ai është ndaluar veçanërisht tek çertifikatë e pronësisë, si një nga dokumentat më të rëndësishme që lëshohen nga ky institucion, ndërsa tha se tashmë qytetarët nuk do të marrin më një çertifikatë të printuar, por një dokument me barkod dhe vulë dixhitale.

“Për të 76 shërbimet që jep kadastra, që nga lëshimi i çertifikatës e deri tek të gjitha, kopje kartele, vënie sigurie, aplikimi bëhet online nëpërmjet e -Albanias dhe përgjigja që merr qytetari është po online në llogarinë personale që i shkon qytetarit.

Çertifikatën e re tip po të duash e printon, është në sistem. Është në celularin tënd e siguruar. Ditën që nuk ka më vulë të njomë, nuk ka më firmë të njomë, ka vulën elektronike dhe këtë barkodin këtu. Ky barkod është unik. Nëse do e duash në letër e printon po deshe. Nëse do të shesësh shtëpinë, ti do shkosh tek noteri do iu thuash: Kam një shtëpi dua ta shes. Tek noteri natyrisht që do shkoh. Do thotë noteri:Më jep kodin tënd në e- Albania ose noteri vendos pajisjen e hap vetë këtu, e shkarkon vetë automatikisht noteri. Pra nuk je më në situatën duart lart, më jep letrat”, tha Lame.

Të Fundit