Cerrik/Aplikoi prej 4 muajsh per pagese invaliditeti, dosjet pezull pa afat – Stop – 23 Shtator 2020 – Stop
Të Gjitha

Cerrik/Aplikoi prej 4 muajsh per pagese invaliditeti, dosjet pezull pa afat – Stop – 23 Shtator 2020

Stavri Himollari, 62 vjec, është një banor i Cërrikut. Prej vitesh jetoi në Greqi, derisa një aksident në rrugë, i shkaktoi probleme të shumta fizike. Nga shteti grek mori trajtimin e duhur dhe u klasifikua si invalid i përhershëm. Prej mëse 1 viti Stavri u rikthye në Shqipëri dhe u interesua për t’u trajtuar me pagesë invaliditeti. Për për shkak se nuk plotësonte vitet e duhura të punës të siguruara, u përjashtua nga ky përfitim dhe kaloi për trajtim në Shërbimin Social Shtetëror.Ai thotë, se dosja është depozituar në këtë drejtori në Elbasan, por prej 4 muajsh nuk ka asnjë zgjidhje dhe nuk po mundet të përballojë jetesën.Ne iu drejtuam Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Elbasan për dosjen e qytetarit. Drejtoresha thotë, se për shkak të një urdhri nga lart, janë pezulluar shqyrtimet e dosjeve për të gjithë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *