Burrë e grua nga Elbasani me urgjencë drejt Infektivit, burri rezulton me Covid-19. – Stop
Të Gjitha

Burrë e grua nga Elbasani me urgjencë drejt Infektivit, burri rezulton me Covid-19.

Detaje të reja nga rasti i tretë që u zbulua me koronavirus në qytetin e Elbasanit.

Personi i tretë që ka rezultuar me virusin corona, është një burrë rreth moshës 60-vjecare.

Ai banon me gruan e tij në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ tek Varrezat e Deshmoreve ne qytet dhe sipas asaj që kanë dëshumuar vetë për bluzat e bardha nuk kanë pasur asnjë histori udhëtimi jashtë vendit.

Burimet bëjnë me dije se dje bashkëshortët janë nisur drejt Tiranës me urgjencë, pasi edhe gruaja ka shfaqur temperaturë të lartë.

Pasi u është bërë tampon, burri ka dalë pozitiv me koronavirus. Pritet tashmë hetimi epidemiologjik per te caktuar sesi eshte infektuar 60-vjecari.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *