Bujë në Gjermani, gazetarja prezanton lajmet me minifund – Stop
Bota, Të Gjitha

Bujë në Gjermani, gazetarja prezanton lajmet me minifund

Minifundi rozë i gazetares Lisa  Mittrücker , e cila prezanton  hapësirën televizive “Heute  in Deutschland” në rrjetin  gjerman televiziv “ZDF” është në qendër të vëmendjes.

Gazeta gjermane “BILD” komenton se në Tv ku punon gazetarja  Miza Mitrucker, kodi i veshjes është më pak i rreptë pavarësisht se gazetarja moderon një  edicion lajmesh.

Megjithatë, ikona e gazetarisë gjermane Dagmar Berghoff,  shprehu  pakënaqësinë lidhur me veshjen e  moderatores gjermane.

Mendoj se një fund i shkurtër apo një bluzë me dekolte të hapur është e papërshtatshme për një spikere lajmesh ”, argumenton ajo.

Megjithatë, ajo nxitoi të theksojë se të gjithë bëjnë atë që mendojnë se është e drejtë. Deklaratat e saj kanë një rëndësi të madhe në Gjermani, duke patur parasysh se ajo ishte gruaja e parë që prezantoi një buletin lajmesh në Gjermani , më 16 Qershor 1976 duke hyrë në histori.

Klan News

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *