Brataj nxjerr videon: Si e mbajti gjallë ndihma e parë mjekësore Eriksen

Kreu i Urgjencës Skënder Brataj ka publikuar një video ku tregon se si ka arritur të shpëtoj Eriksen nga ndihma e parë.

Në video ilustrohet çfarë ndodhi me zemrën e lojtarit dhe ndikimin që pati ndihma e parë për ta mbajtur gjallë. Ky event, sipas Bratajt ndodh 1 person në 1.000.

Pas problemit shëndetësor që Eriksen pësoi duke rënë pa ndjenja në fushë, Brataj u shpreh se nuk ishte një mrekulli nga Zoti që mesfushori mbijetoi, por ishte ndërhyrja e duhur e stafit mjekësor ajo që e shpëtoi.

POSTIMI

“DUAM TË SHPËTOJMË JETË NJERËZISH?

Ajo që ndodhi në fushën e lojës në ndeshjen Danimarkë – Finlandë, po e shpjegojmë si ndodhi realisht. Ky event ndodh 1 person në 1.000 banorë në vit! Vdekja e papritur është tipike e fibrilacionit ventrikular ose takikardisë ventrikolare pa puls. Në videon e mëposhtme tregohet momenti kur ndodh fibrilacioni ventricular! Me qindra impulse elektrike bëjnë që zemra të mos bëjë rrahjet e veta, por të fibriloj duke mos dërguar gjakun në tru dhe organet e tjera. Kjo shkakton humbjen e menjëherëshme të koshiencës dhe rënien në tokë. RKP(reanimacioni kardiopulmonar) dhe defibrilimi janë vendimtare në shpëtimin e jetës. Video demonstron se si defibrilimi(goditja elektrike), ndalon të gjitha këto impulse duke i dhënë mundësinë nodit senoatrial të rimari komandën e zemrës. Po ashtu kryerja e shtypjeve të gjoksit është kryesore deri në mbërritjen e defibrilatorit. Rëdësia e masazhit kardiak shikohet më së miri sa e rëndësishme është mbërritja e gjakut me oksigjen në tru. Bërja e RKP tregon se edhe vetëm shtypjet e gjoksit sigurojnë dërgimin e gjakut në tru dhe hyrjen dhe daljen e një sasie ajri në mushkëri! Po ashtu bërja në mënyrë korrekte dhe cilësore e këtyre manovrave është shumë e rëndësishme për mbijetesën e pacientëve! Dr. Skender Brataj” .

Të Fundit