Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet,sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ka ndryshuar përsëri çmimin e karburanteve në vendin tonë. Me vendimin e sotëm, është vendosur që çmimi i naftës të tregtohet 6 Lekë më lirë. Pra, Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës në tregun e pakicës të jetë 223 Lekë për litër nga 229 Lekë që ishte më parë.

Bordi ka ulur edhe çmimin e benzinës me 5 Lekë. Nga 203 lekë për litër benzina do të shitet në 198 Lekë për litër. Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, duke u tregtuar me 78 Lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Tetor ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Të Fundit