Bledi Çuçi: Trajtim financiar familjarëve të Hoxhës, djemtë marrin 170% të pagës

Sikurse u njoftua ditën e djeshme nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie.

Çuçi tha se familjarët do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti, ndërsa fëmijët e Hoxhës do të marrin 170% të pagës së nënkomisarit.

“Siç e dini dje humbi jetën në mënyrë tragjike nën komisari Saimir Hoxha. Sot morëm vendimin për shpalljen Dëshmor i Atdheut. Njëkohësisht qeveria po bën trajtimin financiar të familjarëve dhe në marrjen e titullit Dëshmor i Atdheut, kur të hyjë në fuqi vendimi në mbledhjen e parë të Qeverisë, familjarët dhe fëmijët do të trajtohen si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Djemtë do të marrin 170% të pagës që ka pasur Saimir Hoxha, po ashtu do të marrin dhe trajtim shëndetësor,” tha Çuçi.

Të Fundit