Bitcoin rekord të ri, tregu i kriptomonedhave arrin 3 trilionë Dollarë

Tregu i kriptomonedhave në botë po zgjerohet çdo ditë e më shumë si një formë investimi.

Mediat e huaja raportojnë se Bitcoin ka ‘fluturuar” dhe ka shkuar drejt një rekord të ri ku çmimi arriti rreth 67,000 dollarë për herë të parë.

Vlera totale e kriptomonedhave në tregjet financiare ka arritur së fundmi shifrën e 3 trilionë Dollarëve.

Inflacioni në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe rënia e stoqeve ka bërë që njerëzit të investojnë në kriptomonedha dhe flori si një formë që ata e konsiderojnë të sigurt për të investuar.

Të Fundit