Berisha “non grata”, flet Escobar: Hetimet kanë nisur që në kohën e Trump

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se vendimi për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është vendim politik, por është vendim institucional.

Në një intervistë për news 24 Escobar theksoi se hetimet kanë nisur që në kohën e administratës së Trump.

“Është një vendim institucional. Dhe nëse sheh rastet e shpalljeve të bëra dje në veri të Kosovës, ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin. Nuk është thjesht kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme dhe administrata para saj, ndaj askush nuk duhet t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo nga një institucion.” – shprehet Escobar, ndërsa pretendimet e ish kryeministrit Berisha se vendimi për shpalljen e tij non grata ka qenë skemë e Sorosit e miqve të tij, i konsideron absolutisht të gabaruara, madje të rrezikshme sipas tij.

Të Fundit