Berisha nga ‘Foltorja’ e Lezhës: Më 11 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Lezha ku zhvilloi foltoren e radhës tha se më 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

“Nga Lezha kam kënaqësinë të informoj demokratët në Shqipëri dhe gjithë botën se më 11 dhjetor do mbahet Kuvendi i parë i Partisë Demokratike”, tha Berisha mes entuziazmit të mbështetësve të tij

Ai akuzoi kreun aktual të PD, Lulzim Basha si besëthyer për vendimin që mori duke e përjashtuar pa mbledhur këshillin kombëtar, vendimin e të cilit siç tha do ta pranonte sido që të ishte.

“Unë do të pranoja çdo vendim të Këshillit Kombëtar. Çdo vendim e mori pa mbledhur këshillin dhe këtë e bëri sepse e dinte që ju nuk shiteni dhe bliheni siç ndodhi me të, ndaj nuk guxoi t’ia çonte propozimin këshillit kombëtar”, tha Berisha.

Berisha tha se u kërkon ‘një mijë herë të falur demokratëve për mbështetjen që i ka dhënë Lulzim Bashës’, pasi sipas tij, nuk e ka merituar kurrë.

Të Fundit