Berisha mesazh: Ftoj në Kuvend edhe drejtuesin në letër Bashën,të rithemelojmë PD

Ish-kryeministri Sali Berisha një ditë para Kuvendit të mbledhur prej tij me firmat e më shumë se 4200 delegatëve, në një mesazh të dhënë, ka ftuar delegatët që kanë firmosur ose jo, të jenë pjesë e Kuvendit .

Berisha i ka ftuar të gjithë demokratët duke mos përjashtuar kreun e PD, Lulzim Basha, të cilin e cilësoi si kryetar në letër të shkojnë në “Air Albania” për të rithemeluar Partinë Demokratike.

“Me këtë mesazh dua t’ju përshëndet shumë përzemërsisht. T’ju ftoj ju të gjithë delegatëve dhe delegatet të Kuvendit të rithemelim të PD që keni firmosur ose nuk keni firmosur formularin të jeni nesër të pranishëm. të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e PD. Rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demokratëve shqiptarë. Në një forcë politike të vlerave tradicionale të shoqërisë sonë. Në një forcë të vërtetë opozitare, të sigurt, që do të udhëheqë revolucionin paqësore të shqiptarëve. Si dikur përmbysëse e sistemit komunisti, sot në përmbysje të narko-shtetit. Rikthimin e votës së lirë për anëtarët, simpatizantët e PD brenda kësaj partie. Rikthimin e votës së lirë për Shqipërinë shqiptare në tërësi. të dashur delegatë dhe delegate, moti është një faktor që nuk varet nga ne, me gjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda. Sugjerimi miqësor është që të vinim të përgatitur me veshje të trasha të mundur për mos të ndjerë të ftohtin. Ftoj të gjithë delegatët të partisë demokratike, drejtues kryesor të saj duk përfshirë edhe të themi kryetarin në letër të saj, Lulzim Basha të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ne të vijnë nesër në Kuvend”, tha Berisha. ”, tha Berisha.

Të Fundit