Berisha mban Kuvendin/Rama:Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është…

Kur po vijojnë punimet në Kuvendin e mbledhur nga Sali Berisha, në stadiumin “Air Albania”, ka ardhur edhe një reagim i kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një thënie të Emil Cioran.

Kryeministri e ka ndarë si thënie të ditës, ndërsa ish-rivali i tij politik mblodhi delegatët për të miratuar Statusin e Ri të PD dhe po kërkon shkarkimin e kreut aktual të partisë.

“Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë./Emil Cioran”-shkruan Rama në postimin e tij.

Të Fundit