Berisha hyn në prokurori: Këtu më solli Rama, Basha është vegël e qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku do të merret në pyetje për protestën e 8 janarit të thirrur prej tij.

Në një deklaratë për gazetarët ai u shpreh se Basha është vegël e qeverisë ndërsa theksoi se po thirret në prokurori nga Rama.

“Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do t’ju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël e qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet të kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm”, tha ish-kryeministri.

Prokuroria e Tiranës thirri sot në orën 11:00 për ta pyetur për protestën e 8 Janarit ish-kryeministrin Sali Berisha. Një orë më pas, në prokurorinë e kryeqytetit do të paraqitet edhe deputeti Flamur Noka, i cili po ashtu do të pyetet për protestën e së shtunës para selisë së PD-së.

Të Fundit