Berisha: Çfarë më kërkoi Basha pas takimit me Soros

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për marrëdhënien e Lulzim Bashës me Xhorxh Sorosin dhe a është ai i kompromentuar nga multimiliardieri.

Në intervistën e gjatë një emisioni, Berisha zbuloi se Basha ka patur një takim personal me Soros dhe se i ka kërkuar të mos denoncojë katastrofën në sistemin e drejtësisë.

Berisha: Qëndrimi i tij për Reformën në Drejtësi, rezulton se ai ka pasur një takim personal me Xhorxh Soros.

Lulzim Basha me ka kërkuar të mos denoncoja katrastofën në siatemin e drejtesisë së Xhorxh Soros. Që unë se kam pranuar asnjëherë, por kam qenë zëri më i fuqishëm.

Kam paralajmëruar si ish-kryetar shteti se rezultati i kësaj reforme do të jetë një sistem gjyqësor i paralizuar.

Të Fundit