Berisha: Basha fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit

Akuza të forta ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha ndaj kryedemokratit, Lulzim Basha.

Nga Durrësi ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 6 marsit, Ardian Muka, Berisha tha se në Shqipëri dosjen “Toyta Yaris” e mbylli Rama për të ndihmuar Bashë.

Po ashtu, Berisha tha se Basha ka frikë të prezantoi kandidati Luan Hoti në Durrës, duke duke e ironizuar me dy deputetët Grida Duma dhe Ervian Salinjin.

 “Bashës ia mbylli Edi Rama “Toyta Yaris”, por prokurorët bleg nuk janë të Ramës. Do i shkojnë deri në fund të këtij operacioni. Kanë qindra mijëra dokumente dhe Basha nuk guxon të paraqes Luanin këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit. Luan hiq dorë, iu bëj thirrje demokratëve të votojnë Ardi Mukën”,-tha Berisha.

Të Fundit