BE ndihmon Shqipërinë me 2 helikopterë për zjarret, Basha: Moment kritik, një mik i mirë në kohë të vështira

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndihmën e ofruar nga Bashkimi Europian, i cili aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Basha thekson se ky është një lajm i mirë përballë një momenti kritik.

“Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira ????”, shkruan Basha.

Kujtojmë se BE do t’i ofrojë Shqipërisë dy helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Të Fundit