Basha uron Ramën: Pleqëri të mbarë, Shqipërisë mos i ardhtë më një njeri si ti – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Basha uron Ramën: Pleqëri të mbarë, Shqipërisë mos i ardhtë më një njeri si ti

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një urim për Edi Ramën për Vitin e Ri 2022.

Ai tha se në rrafshin personal i uron pleqëri të mbarë, ndërsa në atë politik uroi që Shqipërisë mos t’i vinte më kurrë një njeri si ai.

“Sa për Edi Ramën, në rrafshin personal “pleqëri të mbarë”, në rrafshin politik mos i ardhtë kurrë më Shqipërisë një njeri si ai”-tha Basha.

Ky urim i kreut të PD vjen pasi edhe Rama bëri sot një urim për presidentin Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD Lulzim Basha. Gjatë konferencës me gazetarët, mesditën e sotme Rama tha se politikisht iu uronte që të shkonin të tre në shtëpi ndërsa njerëzisht iu uronte shëndet në familje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *