Basha: Të largohemi përgjithmonë nga toksinat e të kaluarës

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas takimit që zhvilloi sot me Lidhjen Demokratike të Gruas, në të cilën tashmë ka nisur organizimi për zgjedhjen e kryetares.

Teksa poston foto nga takimi, Basha shkruan se tashmë ka ardhur koha që ky forum dhe PD të shkëputet nga gjuha e urrejtjes për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Bashkë për të ardhmen, me zonjat e Lidhjes Demokratike të Gruas, që me kurajo dhe shpresë kanë nisur procesin e riorganizimit për të qenë një organizatë partnere moderne, që përfaqëson dhe fuqizon realisht gratë. Në këtë proces do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksinat e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e linçimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë”,-shkruan Basha.

Në takimin e sotëm të rinjtë e FRPD dhe anëtarë të tjerë të PD goditën makinën e Bashës me vezë duke i kërkuar që të largohet nga drejtimi i PD.

Të Fundit