Basha pas takimit me kongresmenët: Na u sigurua mbështetje absolute nga SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike ka komentuar për mediat takimin e tij me kongresmenët amerikanë, ku tha ndër të tjera se ka marr siguri për mbështetje absolute nga SHBA dhe kongresi.

I pyetur nëse ka kërkuar shpjegime për liderin historik të PD që është shpallur si person non grata, Basha tha: “Prania kaq e lartë e anëtarëve të senatit, ishte një mundësi e jashtë zakonshme për të folur për prioritetet politike, e një nga këto është ndarja nga e shkuara, nga korrupsioni endemik i shqiptarëve. Në këtë kuadër, pa pikë diskutimi që detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor të politikës dhe Shqipërisë t’i jepja zë prioriteteve që ju shpjegova më parë. PD dhe unë s’mund të bëhemi avokatë personal të askujt, por do të jemi avokatë të halleve të përditshme të shqiptarëve. Na u sigurua që do të kemi mbështetje absolute nga SHBA dhe kongresi”.

Basha tha se ka biseduar me kongresmenët edhe për nismën e PD për veting në politikë.

“Pata mundësi ti shpjegoj se sipas iniciativës për Vettingun e politikanëve do të plotësojmë nevojën që shqiptarët ndjejnë, edhe pse kanë kaluar 5 vite nga reforma në drejtësi nuk është çuar para drejtësisë asnjë politikan i nivelit të lartë. Kjo është në themel të vjedhjes së zgjedhjeve. Vettingu i politikanëve si një nismë që ndihmon procesin, ishte në fokus të bisedës me tre anëtarët e lartë të kongresit. I falenderoj për ardhjen e tyre. E rëndësishme është që pavarësisht prej natyrës ndryshe, ne u pamë sy më sy mbi shqetësimet dhe prioritetet kryesore të PD dhe të mijat në funksion të krizës së rëndë që kanë pllakosur partinë”, tha Basha.

Të Fundit