Basha: Non grata e Berishës pjesë e diskutimit me Escobar, qëndrimet e DASH do t’i dëgjoni nga zyrtari i SHBA – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Basha: Non grata e Berishës pjesë e diskutimit me Escobar, qëndrimet e DASH do t’i dëgjoni nga zyrtari i SHBA

Pjesë e diskutimit në takimin mes Grabiel Escobar, të dërguarit të SHBA për Ballkanin dhe kreut të PD Lulzim Basha ka qenë edhe vendimi i SHBA për shpalljen non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

Basha nuk dha detaje, por u shpreh se mbi vendimet dhe qëndrimet e DASH do të flasë drejtpërdrejtë Escobar.

Padiskutim që çështja e pandëshkueshmërisë sikundër politikat e sanksioneve “non grata”, ishin pjesë e diskutimit ndërsa sa i përket çështjeve që i takojnë vendimeve të Departamentit të Shtetit jam i bindur që do të keni mundësinë të dëgjoni drejtpërsëdrejti nga Escobar qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit”, tha Basha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Dev by: Aplikacione.com