Basha: Kërkova zbardhjen e 8 janarit dhe kapjen e orkestruesve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pasi ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Tiranës, rreth asaj që ndodhi në selinë blu më 8 janar.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se i ka kërkuar prokurorisë të zbardhë ngjarjen e plotë dhe të vërë para përgjegjësisë orkestruarit dhe urdhëruesit e dhunës.

“Kërkoj zbardhjen dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të organizatorëve të dhunës, u them demokratëve që nuk do biem në këtë kurth ku dhe Sali Berisha është kthyer në një aleat të kundërshtarëve të Partisë Demokratike. Në një kohë kur kjo prokurori do të duhet të gëlonte nga të arrestuarit e aferës së inceneratorëve, Sali Berisha me retorikën e dhunës është përpjekur ta pengojë këtë. Sali Berisha nuk ia ka dalë të imponohet përmes dhunës, demokratët kanë treguar se nuk mund të përdoren për interesat e një personi të vetëm”-tha Basha.

I pyetur se pse e fortifikoi PD Basha u shpreh:

“Unë jam i gatshëm të marrë çdo përgjegjësi që më takon. Të qëndrosh në krye të PD është të mbaj fjalën që iu kam dhënë demokratëve, nuk është një privilegj, por është një sfidë.

Nuk preferoj të kaloj në metafora të tilla, PD u përgatit për çdo skenar, ishin masa për të mbrojtur demokratët”-tha Basha.

Të Fundit