Basha: Kemi përfunduar në një xhungël me disa kafshë më të barabarta se të tjerat

Lulzim Basha ka zhvilluar këtë pasdite një takim me të rinjtë e Partisë Demokratike, ku ndër të tjera është pyetur edhe për tranzicionin politik në Shqipëri. Ndër të tjera Basha tha se përmirësimi vjen nga ndryshimi, por ths se në disa vende bëjnë sikur ndryshojnë dhe të njëjtët njerëznë fakt ndryshojnë vetëm pocizionet në pushtet, por mbeten aty.

Pjesë nga fjala e Bashës

Janë kohë të vështira që po kalojmë, janë bërë edhe më të vështira, pikërisht sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit. Çfarë do të thotë tranzicion? Tranzicion do të thotë të kalosh nga një e kaluar diktatoriale drejt demokracisë, drejt lirisë, drejt hapjes, drejt dinjitetit të çdo njeriu ashtu siç e ka bërë Zoti. Drejt lirisë që me të vërtetë e garanton ligji siç tha Rei, por në fakt është një e drejtë natyrore me të cilën lindim, është e drejta jonë, na e ka dhënë zoti s’na e merr dot askush. E garanton ligji në mënyrë që liria ime mos të dëmtojë lirinë tënde.

Këto janë përgjegjësisë e politikës, e cila përmes institucioneve të cilat ka përgjegjësinë t’i administrojë përmes votës së qytetarëve, duke përfaqësuar qytetarët, i bën këto ligje të funksionojnë, ose ndal funksionimin e ligjeve dhe e kthen vendin në xhungël. Dhe kështu kemi përfunduar në 30 vite, në një xhungël me disa kafshë më të barabarta se disa kafshë të tjera, për të përdorur Orwellin, meqë jeni dhe studentë të gazetarisë. Xhorxh Orwell, në “Fermën e Kafshëve”, një libër i famshëm tashmë për rininë shqiptare, përshkruan se si kishte një hierarki dhe megjithëse thuhej se gjithë kafshët ishin të barabarta, dukej derrat ishin më të barabartë se kafshë e tjera, i kishte zgjedhur derrat si simbol të le të themi të babëzisë. Pse bëhet e gjithë kjo betejë? Pse bëhet gjithë kjo luftë? Në mënyrë që të qarkullohen elitat, që karriget mos të jenë të përjetshme. Politika nuk njeh karrige të përjetshme, nuk njeh dinasti.

Vet koncepti i politikës është ndryshimi. Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh. Të ndryshosh shpesh, do të thotë ta bësh perfekt ndryshimin. E ka thënë politikani i madh, Wiston Churchill. Dhe kjo është e vërteta, vendet të cilat i hapën ndryshimin si përmes zgjedhjeve, ecin përpara. Vendet që e ndalojnë ndryshimin me lloj lloj trukesh, qarkullojnë të njëjtit njerëz, që nuk i lëshojnë kurrë karriget e tyre, që bëjnë sikur ikin dhe vijnë prapë, apo ndryshojnë Kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Një herë kryeministër, pastaj President, pastaj prapë kryeministër, janë vendet ku qytetarët nuk i gëzojnë këto liri. Aty jo vetëm që nuk ka një dritë në fund të tunelit për tranzicionin, por nuk ka kthim prapa për të përdorur një këngë të famshme të një grupi të famshëm, po shumë të vjetër për moshën tuaj, të Beatlesave, “Back in the U.S.S.R”.

Të Fundit