“Basha është shkarkuar”, Berisha: Kemi vendosur ta njoftojmë me një letër

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri të ditur ditën e sotme se Lulzim Bashën do ta informoi përmes një shkrese me shkrim për shkarkimin e tij nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe referendumi i 18 dhjetorit.

Sipas Berishës, Komisioni i Rithemelimit të PD ka vendosur që njoftimi për shkarkimin, nga posti i kreut të Partisë Demokratike, të bëhet nëpërmjet një shkrese zyrtare.

“Sot komisioni i përkohshëm i drejtimit të PD-së ka vendosur të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit të rithemelimit të PD-së. Gjerë më datë 22 mars të gjitha strukturat e kësaj partie duhet të shndërrohen në struktura të anëtarëve të PD-së të cilët do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre, forumet e tyre. Kjo është një punë intensive. Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme, të anëtarësisë së PD-së në aktin më historik të lirisë sikur ishte referendumi i datës 18. Ky akt ishte shkarkimi. Akt protokollar dhe jo detyrim. Deputetit Basha do i dërgohet një shkresë ku do të njoftohet me shkrim për këtë vendim”-tha ai.

Të Fundit