Bardhi publikon fotot e Berishës me Enver Hoxhën: Çfarë shëmtie, çfarë turpi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas incidentit të ndodhur me të rinjtë e FRPD, të cilët ditën e sotme qëlluan me vezë makinën e kryedemokratit, Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi me Lidhjen Demokratike të Gruas.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka postuar foto të ish-kryeministrit Sali Bersha, ku shfaqet pranë diktatorit Enver Hoxha.

Krahas fotove Bardhi shkruan; “Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit.”

Të Fundit