Barcelonë/ Tentojnë ti marrin cantën, Shakira sulmohet nga dy derra të egër në park (Video)

Këngëtarja me famë botërore  Shakira është sulmuar nga dy derra të egër në një park në Barcelonë.

Në një rrëfim në rrjetin social Instagram ajo tha për ndjekësit se derrat e sulmuan atë dhe i shkatërruan çantën e shpinës teksa ajo ishte në një park me djalin e saj, Milan.

“Shikoni sesi dy derra të egër që më sulmuan në park më kanë lënë çantën,” tha Shakira në Instagram, transmeton BBC News. Ajo tregoi çantën, e cila ishte e shkatërruar dhe e papastër.

“Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim celular,” tha ajo. “Ata kanë shkatërruar gjithçka.” Ajo më pas pyeti djalin e saj 8-vjeçar për incidentin. “Milano, thuaj të vërtetën. Thuaj se si nëna jote i qëndroi derrit të egër,” tha ajo, sipas BBC.

Shakira është personi më i fundit që sulmohet nga derrat e egër në Barcelonë, të cilët vitet e fundit kanë pushtuar qytetin.

Në vitin 2016, policia spanjolle kishte marrë 1187 telefonata nga qytetarët të cilët shprehnin shqetësimin për derrat e egër që kishin dalë nëpër qytet.

Të Fundit