Banesat e reja/Rama pritet me këngë dhe daulle, e moshuara i puth dorën

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë, ku ka dorëzuar çelësat e banesave të reja për 16 familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian, shtëpitë e të cilëve u prishën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai u prit me muzikë dhe daulle nga banorët e zonës, ashtu siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama ka bërë të ditur se banesat janë mundësuar nga Halil Kastrati.

“Janë pronë e juaja. T’i gëzoni!”,-iu tha Rama banorëve. Ndërsa një grua e moshuar duket teksa i puth dorën kryeministrit, në shenjë falenderimi.

“Dorëzojmë çelësat e apartamenteve të reja për 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian, shtëpitë e të cilëve u rrënuan krejt nga tërmeti i dy viteve më parë, ndërsa vijon puna edhe për ndërtimin e 9 banesave të tjera private në lagjen ‘’Shehër’’ të Lezhës. Respekt për Halil Kastratin, shqiptarin bujar nga Kosova që na u bashkua në përpjekjen tonë për t’u ngritur më të fortë pas tragjedisë së 26 nëntorit”,-shkruan Rama në postimin e tij.

Të Fundit