Balluku: Hiqen biletat e shtypura për transportin ndërqytetës, nis implementimi i projektit e-Transport

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar sot dy projekt aktet që prekin fushën e transportit.

Ajo ka theksuar se tashmë do të hiqen biletat në formatin e shtypur për transportin ndërqytetas dhe se ato do të prihen nëpërmjet sistemit elektronik të fiskalizuar.

Ky projektligj sjell disa risi të rëndësishme, hiqen biletat në format të parashtypur për transportin ndërqytetas, prerja e biletave do bëhet online nëpërmjet sistemit elektronik të fiskalizuar e-transport ose nëpërmjet pajisjeve të fiskalizuara.

Prerja e biletave bëhet nga asgjencitë në autobusë ose mjete të tjera. Platfroma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjeve të biletave, shtohen elementët e fiskalizuar dhe barkodet e sigurisë në formatet e biletave ndërqytetas. Biletat në format elektronik do të gjenerohen nga platforma elektronike.

Projetkvendimi i dytë për transportin urban ka të bëjë me kompensimin, si pjesë e paketës anti-krizë. Çmimi i naftës ka një rritje të ndjeshme, qeveria ka vendosur që pjesë të Paketës së rezitencës të bëjë edhe kompensimin me 100 lekë për litër. I kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit për të gjitha njësitë që janë në këtë proces. Do të shpenzohen gjatë muajit prill dhe maj. 98% e transportit në Shqipëri kryhet përmes rrugës dh epo mundohemi të ruajmë çmimin e biletës që mos të ketë një ndryshim. Po punojmë për përmirësimin e flotës apo për të pasur dhe një flokë të re”

Biletimi do të sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri.

Biletimi do të kryhet nëpërmjet një moduli elektronik online. Gjithashtu, mundësi të përfitojnë nga platforma do të kenë edhe vetë agjencitë e udhëtimit.

Aplikacioni do të jetë falas. Mundësi qasjeje nga ana e bizneseve, do të kenë 520 linja udhëtimi. Operatorët përftues do të jenë 242. Ndërkaq, për sa u përket mjeteve, janë 2 mijë e 282, të cilët përfshihen në skemë.

Po ashtu, Belinda Balluku, ka paralajmëruar një vendim të Qeverisë i cili do ta bëjë më të shtrenjtë energjinë për të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat/ orë në muaj.

Të Fundit