Balla: Qeveria do aplikojë “ilaçin” kundër korrupsionit

Kryetari i Grupit parlament i PD, Taulant Balla shprehet se rindërtimi, infrastruktura dhe përmirësimi i shërbimeve të qytetarëve do të jenë në fokus të qeverisë për 2022-in.

Gjatë një interviste për media, Balla flet dhe për procesin e digjitalizimit, që sipas tij, është ilaç në luftën kundër korrupsionit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Përmbyllja me kaq shpejtësi e rindërtimit është një prej arritjeve dhe përgjegjësive ende në vijim, se ka ende familje që po presin. Projektet e infrastrukturës në vazhdim janë sfidë e madhe për qeverisjen tonë. Shmangia e kontaktit midis zyrtarit dhe qytetarit është i vetmi ilaç për të shëruar plagën e korrupsionit, mandati i tretë do të bëj diferencë për sa i përket shërbimeve ndaj qytetareve”,-tha Balla.

Ndryshime gjatë 2022-shit priten edhe në kodin zgjedhor, për të cilin Balla, tregon dhe sugjerimet e tij.

“Hapja e listave ishte një moment historik, sepse qytetarët kishim mundësi të votonin edhe kandidatin, dhe mendoj se ky ka qenë një hap i madh që duhet përmirësuar por jo zmbrapsur”,-theksoi Balla.

Të Fundit