Autobusi në Gramsh doli nga rruga e përfundoi në përrua, 1 person ndërroi jetë dhe disa të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga aksidenti i rëndë që është shënuar pak më parë në rrugën Gramsh-Kërpiç, në afërsi të fshatit Bregas.

Nuk dihet ende sa persona janë plagosur dhe sesi është gjendja e tyre.

Policia dhe autoambulanca nga qyteti i Gramshit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po u ofrojnë ndihmën e parë të plagosurve.

Kujtojmë që pak momente më parë autobusi i linjës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua, duke shkaktuar një të vdekur dhe disa të plagosur.

Pritet njoftimi i Policisë në lidhje me ngjarjen.

Të Fundit