Australia goditet nga një tërmet i fuqishëm, shkatërrohen ndërtesat – Stop
Bota, Të Gjitha

Australia goditet nga një tërmet i fuqishëm, shkatërrohen ndërtesat

Një tërmet me magnitudë 5.9 ka tronditur Australinë juglindore, duke shkaktuar dëme në ndërtesa në qytetin e Melburnit.

Lëkundjet sizmike u regjistruan rreth orës 09:15 me orën lokale (23:15 GMT) të Mërkurën në Mansfield, me epiqendër afër kryeqytetit të shtetit Victorian.

Kryeministri Scott Morrison tha “ne nuk kemi pasur raporte për të lënduar dhe ky është një lajm shumë i mirë”.

Tërmeti u ndje gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe Uellsin e Ri Jugor.

Lëkundja u pasua nga dy tërmete të tjera me magnitudë 4.0 dhe 3.1. ndërsa ky është një nga tërmetet më të mëdhenj që ka rënë në Australi vitet e fundit.

Duke folur nga SHBA, Morrison vuri në dukje se tërmetet ishin të rralla në Australi dhe ato “mund të jenë një ngjarje shumë shqetësuese”.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *