Atentati me një viktimë në Tiranë, autorët plagosën dhe kamerierin e lokalit

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur këtë të martë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vrarë Erion Çela 35-vjeç, teksa ishte ulur në lokal së bashku me të plagosurit e tjerë, Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë, Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, vëllai i viktimës, i plagosur në bark dhe këmbë edhe Edmond Crroj 41 vjeç.

I plagosur ka mbetur edhe Azbi Selimaj 19 vjec i dëmtuar në shpatull, i cili mësohet se është kamerieri i lokalit dhe se nuk ka patur lidhje me konfliktin mes vikimës dhe autorëve.

Sipas informacioneve, autorët kanë përdorur një automjet me targa të vjedhura dhe pasi kanë dalë nga makina kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Erion Çela së bashku me personat e tjerë që mbetën të plagosur.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të Fundit