ARRSH: Borëpastrueset kanë punuar gjatë gjithë natës. Akset rrugore nacionale të hapura, qarkullimi pa probleme

Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaron se të gjitha akset nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Sipas ARRSH borëpastrueset kanë punuar gjatë gjithë natës. Ndërkohë që iu bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve
Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut
Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore #ARRSH #MIE”

Të Fundit