Arrestohet ish-punonjësi i Hipotekës, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. – Stop
Të Gjitha

Arrestohet ish-punonjësi i Hipotekës, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Kapet një tjetër i kërkuar në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”, i zhvilluar në tetor të vitit 2018, ku u godit një grup i strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik.

Lezhë

Kapet një tjetër i kërkuar në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”, i zhvilluar në tetor të vitit 2018, ku u godit një grup i strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik.

Vihet në pranga ish-regjistruesi i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Lezhë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. S., 31 vjeç, lindur e banues në Pllanë, Zejmen, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Vol-Vo 4”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifikimi i dokumenteve“, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“, “Shpërdorimi i tokës”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *