Arrestohet ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako

Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako është arrestuar nga Policia, pas vendimit të GJKKO-së.

Bllako është arrestuar në banesën e tij në Rrugën e Elbasanit dhe po dërgohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka akuzohen se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

Sakaq, Sipas prokurorëve, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton drejt Italisë në prill 2019 dhe janë kthyer sërish bashkë një ditë më pas në Shqipëri.

Të Fundit